E drejta zakonore,
ndërkombëtarizimi,
tradita juridike,
Shqipëri,
Itali,
diplomacia e butë,
e drejta romake
Abstrakti
Ky punim shqyrton rolin e normave zakonore në procesin e ndërkombëtarizimit, me fokus në Shqipërinë dhe Italinë. Ai trajton ndikimin e trashëgimisë ligjore romake në të drejtën zakonore shqiptare dhe ngjashmëritë kryesore në parimet juridike, strukturat familjare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjithashtu, analizon kontributin e normave zakonore në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe diplomacisë së butë mes dy vendeve. Studimi tregon se normat zakonore mbeten thelbësore në ndërtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve juridike dhe kulturore.