evazioni fiskal,
kuadri ligjor,
masat ndëshkuese,
vështrim krahasues,
Përgjatë këtyre 30 viteve,
sistemi fiskal në Shqipëri ka pësuar ndryshime të shumta
Abstrakti
Procesi i gjate i tranzicionit në Shqipëri ka nxjerr në pah një sërë problemesh, ndër të cilët zë një vend të rëndësishëm ai i evazionit tatimor. Politikat tatimore në këtë drejtim kanë patur në fokus harmonizimin, konsolidimin dhe efektivitetin e kuadrit ligjor dhe mjeteve ligjore për zbatimin e tij në konkret. Pavarësisht përpjekjeve, edhe pse ndër vite niveli i evazionit fiskal ka pësuar ulje te ndjeshme, sërish kjo mbetet një ndër çështjet më problematike të sistemit ekonomiko-ligjor në Shqipëri. Kontrolli tatimor, si një ndër instrumentet kryesor në luftën kundër evazonit, ashtu siç do të shikojmë, ende është i dobët dhe problematik, kryesisht për dy shkaqe kryesore: së pari niveli i korrupsionit në këtë sektor dhe së dyti sjellja së vetë kontribuesve, qofshin këta persona fizik apo juridik.