Raporti qendër - periferi në situata krizash politike në Shqipëri

Autorët

  • Roland Lami Autor
  • Ilir Hebovija Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.politeia.1.538

Fjalëkyçet:

Raporti qender – periferi, Shqipëri, kriza POLITEIA 114 Revistë shkencore për studime juridike, sociale dhe politike

Abstrakti

Venden me regjim hibrit duke qenë se kanë institucione ligjzbatuese të dobta, iu jep shumë hapësirë për influencë partive politike. Në 31 vite pluralizëm politik. krizat politike kanë treguar se influencojnë negativisht në funksionalitetin e tregut, administratën publike, pushtetin lokal, investimet e huaja, institucionet e drejtësisë, administratën zgjedhore, sistemin arsimor, akademinë e shkencave, shoqërinë civile, sindikatat etj. Të gjitha matjet e kryera nga institucione ndërkombëtare dhe lokale konfirmojnë marrëdhënien shkakësore mes krizës politike dhe përkeqësimit të performancës së institucioneve të lartpërmendura. Në këto rrethana, aktorët politikë (dy partitë kryesore), në jo pak raste e kërkojnë legjitimitetin për zgjidhjen e krizës tek institucionet ndërkombëtare dhe jo tek institucionet që kanë prodhuar vetë në vite. Kjo, jo pa arsye, pasi dinë cilësinë e funksionimit të institucioneve që janë në rastin më të mirë të kapura nga të dy palët ose në rastin më të keq, vetëm nga njëra palë. Në këto kushte, zgjidhja nuk vjen nga brenda, por nga jashtë. Për më tepër po rendisim disa nga krizat më të rëndësishme të periudhës 2018 – 2020 për të ilustruar qasjet e komunitetit ndërkombëtar në raport me situatat shumë komplekse në të cilën vendosen aktorët politikë në Shqipëri, njëkohësisht edhe për të testuar vlefshmërinë e kësaj qasjeje në raport me proceset demokratizuese në vend.

Shkarkime

Botuar

2023-06-19

Numri

Seksioni

Articles