economy of law,
law,
economy 91 Abstrakt Analiza ekonomike e së drejtës
Abstrakti
Analiza ekonomike e së drejtës, apo “ligji nën optikën ekonomike” është një disiplinë relativisht e re që kërkon të shpjegojë fenomenet juridike falë metodave dhe koncepteve të shkencës ekonomike. Duke ndërthurur teorinë juridike me teorinë ekonomike, “Ligji dhe ekonomia” tenton ti shpjegojë “ndryshe” fenomenet klasike juridike. Aktualisht, koncepti “analizë ekonomike e së drejtës” apo “Ekonomia e së drejtës” përfaqëson një profil të ri studimesh në fushën e së drejtës dhe ekonomisë, në të cilën “instrumentet e shkencës ekonomike përdoren për të analizuar fenomenet me natyrë juridike. Analiza kosto-përfitim, kosto mesatare dhe marxhinale, të ardhurat dhe fitimi, parimi ndotëspagues,efektet kolaterale, testet ekonometrike, etj., janë disa nga konceptet ekonomike që përdoren më shpesh në analizën e fenomeneve juridike në tërësi.