Normat zakonore dhe rëndësia e tyre në aspektin e ndërkombëtarizimit. Rasti i Shqipërisë dhe Italisë

Autorët

  • Fiona Tako Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.politeia.3.562

Fjalëkyçet:

E drejta zakonore, ndërkombëtarizimi, tradita juridike, Shqipëri, Itali, diplomacia e butë, e drejta romake

Abstrakti

Ky punim shqyrton rolin e normave zakonore në procesin e ndërkombëtarizimit, me fokus në Shqipërinë dhe Italinë. Ai trajton ndikimin e trashëgimisë ligjore romake në të drejtën zakonore shqiptare dhe ngjashmëritë kryesore në parimet juridike, strukturat familjare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjithashtu, analizon kontributin e normave zakonore në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe diplomacisë së butë mes dy vendeve. Studimi tregon se normat zakonore mbeten thelbësore në ndërtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve juridike dhe kulturore.

Shkarkime

Botuar

2024-12-02

Numri

Seksioni

Articles