punë,
kohëzgjatje,
orari,
shëndeti,
jeta private,
punëmarrësi,
koha shtesë,
pushimet
Abstrakti
Rregullimi normativ i kohëzgjatjes së orarit të punës, si një ndër elementët kryesor të kontratës individuale të punës, ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të së drejtës, dhe jo vetëm, prej fundit të shekullit XVIII, duke arritur në fillimin e shekullit të XX të gjejë një rregullim në nivel ndërkombëtar nëpërmjet aktivitetit të Organizatës ndërkombëtare të punës, që sapo kishte filluar aktivitetin e saj. Zhvillime të mëtejshme ligjvënëse kemi gjithashtu në rang të Bashkimit Europian me direktivat nn. 93/104; 2003/88, tek të cilat kohëzgjatja e orarit të punës gjen një rregullim normativ rinovues dhe të strukturuar, në kërkim të një ekuilibri të ri mes fleksibilitetit të formave të reja të punës dhe nevojës së garantimit të tutelave mbrojtëse ndaj shëndetit dhe jetës private, personale dhe familjare të punëmarrësit, që do të integrohej më tej gradualisht brenda vendeve anëtare. Punimi synon të analizojë zhvillimet legjislative mbi kohëzgjatjen e orarit të punës në Itali, nga dekreti mbretëror i vitit 1923 tek dekreti legjislativ n. 66/2003, duke u ndalur në menyrë specifike mbi nivelin e implementimit të normativës europiane dhe respektimin e qëllimeve të saj, problematikat e legjitimitetit kushtetues të normativës së re, trajtimin e instituteve specifike që përbëjne këtë normativë, si edhe kompetencat dhe rolin e autonomisë kontraktuale kolektive dhe individuale në arritjen e rezultateve të parashtruara nga normativa në fuqi.