Artikulli ka për qëllim të identifikojë kuadrit teorik në studimin e lëvizjeve sociale, pjesëmarrjen nëpërmjet formave jo-konvencionale të pjesëmarrjes, nën sistemet e demokracisë liberale. Marrëdhëniet midis qasjeve teorike të ‘lëvizjeve sociale’ dhe ‘procesit të vendimmarrjes’ e ‘procesit të demokratizimit’ do të analizohen nga tri këndvështrime: a- në aspektin e kontekstit nacional, politik dhe social që kushtëzojnë qëllimin dhe strategjitë e lëvizjeve sociale; b- në aspektin e përpjekjeve të eltitave të mëparshme për të ndryshuar kushtet sociale dhe politike; c- në aspektin e të qenit pjesë e vendimmarrjes me anë të formave jokonvencionale të pjesëmarrjes. Tiparet e lëvizjeve sociale do të trajtohen në bazë të pyetjes: “Cili është roli i lëvizjeve sociale në procesin e tranzicionit, në raport me procesin e demokratizimit?”Duke analizuar kuadrin teorik të lëvizjeve sociale, mund të vihet re mënyra se si lëvizjet sociale veprojnë dhe bashkëveprojnë me faktorë të ndryshëm, si ai ekonomik, njerëzor dhe teknik, duke pasur një rol të limituar përgjatë procesit të tranzicionit drejt procesit të demokratizimit dhe konsolidimit të institucioneve, nëpërmjet formave jo konvencionale të pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike.