: The study will be focus on the educational system in Albania, based on the monitoring, evaluating, counselling of the quality of the pre-university and universary education and the functions of its managerial structures (schoolS, Regional Directorates of Education, Educational Office, Universities) etc. The study will describe the development of the didactic-educatoinal process and its management, the problems raised at schools-universities regarding the ways of communications, as an important tool for creating an ethical clima and professional care of the students. It will be also focus on the implementation of the normative provisions of the school, the ethical code of the teacher, the job achieved by the school board and its democratic actors. Hyrje Ndjekur nga rendësia e reformave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mbi demokratizimit e sistemit te mësimdhënies në Shqipëri, ky studim do të theksojë rëndesinë që Universitetet i japin krijimit të një klime dhe etike profesionale në këtë proces, ndikimi i madh i tyre në motivim, duke theksuar kujdesin ndaj studentëve të tij. Evis TASKA, Nevila RAMA 39 Studimi kryesisht fokusohet në disa koncepte të lidhura ngushtë me çështjen e mësimdhënies interaktive në auditor. Këtu theksohet se mësimdhënia e sotme mund të quhet lehtë interaktive, pasi studentët inkurajohen që të angazhohen në një mënyrë sa më aktive në gjithë procesin e mësimdhëniesmësimnxënies. Mësimdhënësit, me anë të përdorimit të teknologjisë së re apo e thënë ndryshe, artit të shkencës së komunikimit, prezantojnë nje kulture të re, duke krijuar një mjedis ku studentët mund t’i shprehin lirshëm mendimet e tyre, të ndërveprojnë dhe të komunikojnë me idetë e njëri-tjetrit, të ndahen në grupe, dhe kështu të gjithë të mësojnë nga njëri-tjetri. Kjo është e rëndësishme sot në kontekstin e një zhvillimi europian të vendit tonë, përmes komunikimit të brezave të rinj në një shoqëri shumëkulturore nesër. Më tej, do të argumentohet rëndësia se mësimdhënësit duhet t’i menaxhojnë ligjëratat e tyre në mënyrë që studentët të marrin pjesë aktive, pa menduar se do të gabojnë para pedagogeve të tyre apo studenteve të tjerë.