Mediat tradicionale dhe online në periudhën e COVID-19 (rasti i Shqipërisë)

Authors

  • Holta Heba Author

DOI:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.309

Abstract

Studimi ka si qëllim të analizojë rëndësinë e mediave tradicionale dhe onlinë në kushtet e pandemisë në Shqipëri. Ai konsiston në shqyrtimin e mbështetjes që dha teknologjia e informacionit dhe komunikimit në kushtet e izolimit të Shqipërisë dhe mbarë globit. Pyetja kërkimore: Cili ishte roli që luajtën mediat tradicionale dhe online në kushtet kur njerëzimit iu desh të ruajë distancimin fizik gjatë pandemisë globale? Gjatë përhapjes së pandemisë, Covid-19, përjetuam një periudhë izolimi global. Periudhë e vështirë për mbarë njerëzimin, i cili është mësuar të bëjë jetë sociale, duke shijuar çdo mundësi të natyrës dhe të krijimtarisë njerëzore të trashëguar ndër breza. Hipoteza e këtij studimi është: Në kushtet e pandemisë Covid 19, mediat tradicionale dhe online ndihmuan në përcjelljen e mesazhit duke ruajtur ndërlidhjen njerëzore si dhe duke kontribuar në jetën anticovid. Përgjatë studimit do të zhvillohet një analizë shqyrtuese e lidhjes së medias me shumë fusha të jetës njerëzore. U detyruam të jetojmë në distancim fizik, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e Covid 19. Në të tilla raste, mediat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u panë si i vetmi mjet ndërlidhës i qarkut të socializimit. Mediat u vunë në shërbim të njerëzimit, në mënyrë që të vazhdohej zinxhiri i ndërveprimit social. Implikimet parësore të mediave janë ato të marrëdhënieve njerëzore në jetën e përditshme, ekonomisë, politikës, mbarë shoqërisë dhe kulturës në përgjithësi.

Published

2022-09-27

Issue

Section

Articles