E drejta e autorit në internet nën ndikimin e pandemisë globale

Autorët

  • Ejona Xhemalaj Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.318

Fjalëkyçet:

e drejtat e autorit, dixhitalizimi, pandemia, shkeljet, përdorimi i drejtë

Abstrakti

Pandemia që preku globin në fillimin e këtij viti, shënoi ndryshime rrënjësore në pothuajse çdo shtet dhe mbi të gjitha në jetën e gjithësecilit. Përballë izolimit totale, një efekt të fuqishëm në shumë aspekte të jetës pati dixhitalizimi dhe interneti. Në të gjithë botën aktivitete të tilla si puna, mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe majde kohët e fundit edhe disa procese gjyqësore po vijojnë online. Mungesa e informacionit dhe e ndërgjegjësimit për rëndësinë e së drejtës së pronësisë intelektuale, ka sjellë shpesh problematika lidhur me zbatimin e kësaj fushe të së drejtës. Në këtë këndvështrim, efekti i pandemisë mbi pronësinë intelektuale, nuk duhet të nënvlerësohet. Aktualisht çështjet e shëndetit publik lidhur me COVID-19 kanë ndikuar ndjeshëm edhe në fushën e pronësisë industriale, si pasojë marka tregtare të mirënjohura kanë humbur vlerën e tyre në treg. Në lidhje me të drejtën e autorit, veçanërisht gjatë situatës së emergjencës, vijuan aktivitete që konsistonin në përdorme të paautorizuara të veprave në internet. Për çdo shtet tashmë është bërë edhe më e vështirë për të kontrolluar dhe për t'ju përgjigjur shkeljeve të së drejtës së autorit për shkak të ngjarjeve jashtëzakonisht të shpejta që kanë përfshirë botën dixhitale. Impakti ka qenë i ndjeshëm edhe në Shqipëri, aty ku dixhitalizimi është shfaqur edhe si një metodë moderne e alternative e punës dhe mësimdhënies. Ky punim do të përqëndrohet në analizën e të drejtës së autorit në internet nën ndikimin e pandeminsë në këndvështrimin global dhe me një pikëpamje mbi Shqipërinë. Qëllimi kryesor i këtij punimi do të jetë studimi i sjelljes së përdoruesëve në internet në raport me shkeljet e së drejtës së autorit dhe “përdorimin e drejtë” të materialeve të mbrojtura nga e drejtat e autorit.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles