Teori të manaxhimit të krizave, direktivat e këshillit të europës dhe masat e marra nga qeveria shqiptare gjatë krizës së COVID-19

Autorët

  • Gertjan Veshaj Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.317

Fjalëkyçet:

Qeverisje, Teoria e sistemeve komplekse adaptuese, manaxhimi i krizave, Covid-19, kordinimi i institucioneve shtetërore shqiptare

Abstrakti

Studimi i kujdesshëm dhe parashikimi i rreziqeve që administrata/institucionet publike të një vendi duhet të kryejnë me qëllim uljen e nivelit të paqartësisë, pasigurisë, marrjen e masave dhe veprimit paraprak, përgjatë dhe mbas kalimit të rrezikut për të ruajtur jetët e qytetarëve, ambientin, punonjësit dhe sistemin financiar, është përkufizimi i manaxhimit publik të krizave sipas Glaesser-it. Egzistojnë teori të ndryshme për të studiuar përgjigjen e agjensive shtetërore gjatë krizave. Situatat e pandemisë konsiderohen se kanë krijuar një situatë krize atëherë kur përqasja lineare nuk është e mjaftueshme dhe teoria e sistemeve komplekse adaptuese është e nevojshme për tu përdorur. Kjo teori bazohet te sistemet administrative dhe te seria e masave dhe ndërhyrjeve që institucione të ndryshme duhet të ndërmarrin, secili prej tyre sipas rëndësisë dhe intensitetit të ndërhyrjes respektive, por të gjitha të kordinuara së bashku i japin zgjidhje situatës së krijuar. Pandemia Covid-19 në Shqipëri testoi pergjigjen e strukturave shtetërore. Duke u bazuar në teorinë e sistemeve komplekse adaptuese, janë mbledhur dhe studiuar të gjitha aktet ligjore që institucionet Shqiptare nxorrën për të përqasur problemin në fjalë, efektet që ato prodhuan dhe tablonë e plotëtë institucioneve shtetërore që u kordinuan në këtë fushatë.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles