Bashkimi Evropian në periudhën e pandemisë. roli i tij në përballimin me krizën e pandemise. sfidat për të ardhmen

Autorët

  • Eriola Hoxha Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.310

Fjalëkyçet:

Pandemi, COVID-19, Bashkimi Europian, Ekonomia, Shëndeti

Abstrakti

Në situatën kur pandemia COVID-19 ka gjunjëzuar gjithë botën, është e rëndësishmë që institucionet koordinuese në Europë dhe më gjerë të aktivizohen që të ndihmojnë shtetet. Roli i tyre është thelbësor në radhë të parë në kuadëer të suportit që mund të ofrojnë për shërbimin shëndetësor dhe më pas edhe për rimëkëmbjën e ekonomive. Bashkimi Europian dhe Institucionet e tjera të tij po bëjnë përpjekje maksimale për të minimizuar impaktin socio-ekonomik të pandëmisë. Qëllimi i këtij punimi është të analizojmë rolin e BE gjatë periudhës së pandemisë dhe sfidat me të cilën BE do përballet sidomos në periudhën paspandemi. Periudha e krizës ka shfaqur dobësitë e sistemit ekonomik aktual dhe shkalla e efekteve të pandemisë mund të shkaktojë një rivlerësim të rolit të shtetit në lidhje me tregun në Evropë. Pas kësaj periudhe mund të ketë një ekuilibër të ri midis shtetit dhe tregut, duke forcuar në këtë mënyrë ndikimin e shtetit. Momentalisht vendet anëtare të BE, të ndikuara nga politikat e BE, po ofrojnë mbështetje për kompanitë më mungesë likuiditeti, po ofrojnë lehtësim të barrës tatimore, mbështëtje për personat që kanë humbur punët nëpërmjet skemave të garansisë publike. Puna e insitucioneve të BE është përqëndruar në 3 dimensione kryesore që janë mospërhapja e virusit, kurimi dhe gjetja e vaksinës, mbështetja ekonomike, riatdhesimet, partnerët global dhe dezinformimi. Edhe pse ndikimi i pandemisë po ndjek një kornizë të parashikueshme deri më tani, sfidat janë të shumta dhe BE duhet të jetë fleksibël në ndërtimin e politikave dhe të përshtatet vazhdimisht me ndryshimet që po ndodhin në botë.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles