Qëndrueshmëria e borxhit publik në kohën e COVID – 19

Autorët

  • Ina Shehu Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.17.299

Fjalëkyçet:

borxhi publik, qëndrueshmëria e borxhit, Covid 19, politika fiskale, PBB, rritja ekonomike

Abstrakti

Debati mbi borxhin publik është ndezur përsëri kohët e fundit si pasojë e krizës së Covid -19 e cila e gjeti Shqipërinë me hapsirë të kufizuar për të vepruar nëpërmjet politikës fiskale dhe monetare. Koronavirusi dhe dy paketat ekonomike për mbështetjen e biznesit dhe individëve përmes politikave të mbështetjes financiare nxorrën në pah problematika të ndryshme dhe sprovuan një ekonomi të vogël si ajo e vendit tonë. Si pasojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme: tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë globale, borxhi publik në vend si në vlerë nominale ashtu edhe në raport me PBB-në duket se është rritur. Recesioni ekonomik dhe masat mbështetëse ekonomike parashikohet të thellojnë deficitin fiskal dhe borxhin e qeverisë. Në bazën e çdo studimi mbi borxhin publik qëndron pyetja se sa mund të rritet ky i fundit pa kompromentuar aftësinë paguese fiskale. Tashmë është e njohur se ndjekja e politikave fiskale të paqëndrueshme përkeqëson kushtet makroekonomike dhe e bën ekonominë më të prekshme ndaj goditjeve të jashtme, gjeneron një alokim joefiçent të burimeve, dëmton mirëqënien e vendit përmes defiçiteve fiskale dhe stokut të borxhit publik të tepruar. Këto pasoja të dëmshme nuk janë vetëm hipotetike. Ato janë konfirmuar nga fakti se shumë ekonomi të zhvilluara apo në zhvillim po përballen me situata kritike dhe kosto të mëdha fiskale për shkak të Covid -19. Për disa ekonomi, nivelet e reja të borxhit rezultojnë të jenë të përballueshme ndërsa për ekonomi të tjera rritja e mprehtë e borxhit publik mund të sjellë kufizime fiskale të detyrueshme. Qëllimi i këtij studimi është një përpjekje për të kontribuar me argumenta në sqarimin e disa prej çështjeve më të mprehta mbi borxhin publik dhe Covid -19, që po debatohen gjerësisht sot në rradhët e studiuesve të shkencave ekonomike si dhe të politikanëve.

Shkarkime

Botuar

2022-06-01

Numri

Seksioni

Articles