Pandemia - turizëm apo viza-tour

Autorët

  • Armelina Lila (Fushekati) Autor
  • Ferjolt Ozuni Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.17.297

Fjalëkyçet:

turizmi, transportet, punësimi, lëvizja e lirë

Abstrakti

Shqipëria prej më shumë se tre muajsh gjendet përballë sfidave të panjohura dhe shtigjeve përmes të cilave nuk kanë kaluar as superfuqitë e rruzullit më parë. Duke parë situatën aktuale dhe parashikimet për ekonominë pas pandemisë, industria e turizmit global, si më e goditura, pritet të ketë një ridimensionim të përgjithshëm, si në veprimtari të përditshme, ashtu edhe në mënyrën dhe kanalet e kryerjes së tij. Ka qenë pikërisht turizmi dhe industria ndërkombëtare e transporteve, sektori që ka nxjerrë nga kriza Europën dhe botën tetë vitet e fundit duke kontribuar konsiderueshëm në ekonominë globale. Gjithashtu, ndikimi i turizmit në ekonomi, si dhe efekti social e kanë kthyer në një nga sektorët prioritarë të Qeverisë për Planin Strategjik 2020-2022. Aftësia e sektorit ka shumëfishuar rikuperimin edhe në sektorë të tjerë si bujqësia, blegtoria, peshkimi etj duke mbajtur në këmbë rritjen ekonomike të Shqipërisë si burimi kryesor i injektimit të valutës në vend që prevalon mbi investimet e huaja. Qëllimi i këtij studimi është të analizohet sektori i turizmit dhe transportit në tërësi, barrierat më të mëdha me efekte ekonomiko-sociale, sipërmarrjet shqiptare, roli dhe politikat e Qeverisë në promovimin dhe ofrimin e modaliteteve lehtësuese për shfrytëzimin me sa më efektivitet të potencialit që zotëron Shqipëria në këtë sektor jetik. Si një nga komponentët më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit është vital ristrukturimi i turizmit, ndërveprimi rajonal si dhe orientimi i tregut drejt turizmit vendas, çka do të zhbllokojë ngërcin ekonomik dhe do të përmirësojë situatën në tregun e shërbimeve duke rregulluar pozicionet financiare të tyre.

Shkarkime

Botuar

2022-06-01

Numri

Seksioni

Articles