Politikat ekonomike në ndihmë të sme-ve përballë COVID-19, përvoja dhe sugjerime

Autorët

  • Ira Gjika Autor
  • Rudina Qurku Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.17.294

Fjalëkyçet:

qëndrueshmëria e ndërmarrjeve, forcat e punës, papunësia, instrumentat financiarë, politika strukturore, organizata ndërkombëtare

Abstrakti

Situatat e jashtëzakonshme kapërcehen me mjete dhe politika që kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve. Kriza aktuale e shëndetit publik dhe ekonomik karakterizohet nga shumëllojshmëria e pasojave faktike dhe atyre që mund të shkaktojë në vazhdim. Në nivel mbarëbotëror, kjo ka nxitur gjenerimin e shumë ideve dhe marrjen e masave për zbutjen e pasojave. Pavarësisht ndryshimeve në madhësinë e vendeve dhe në mënyrën e qeverisjes së tyre, pavarësisht natyrës së kompanive dhe stilit të menaxhimit të tyre, prej disa muajve po vihen në veprim modele, masa e instrumenta ekonomike mjaft të ngjashëm në vende të ndryshme. Qëllimi i përbashkët i të gjithave është të mbështetin bizneset dhe aktivitetin ekonomik në tërësi. Ky punim sjell një pasqyrim të masave dhe mjeteve që janë përdorur gjerësisht nga ana e shteteve, kompanive dhe individëve në këndvështrimin makro dhe mikroekonomik. Përtej pjesës përshkruese, qëllimi kryesor i punimit është të parashtrojë rrugë, mjete dhe instrumenta për fuqizimin e SME-ve në përballjen me sfidat e kësaj krize dhe të situatave të vështira me të cilat mund të ndeshen edhe në të ardhmen kompanitë shqiptare. Kjo realizohet duke kombinuar studimin empirik të përvojave ekzistuese me analizën e aplikueshmërisë së masave në biznesin shqiptar. Gjetjet mbështeten në shqyrtimin e evidencave, në vëzhgimin në terren dhe në arsyetimin mbi rrugët dhe mjetet që rrisin qëndrueshmërinë e biznesit. Punimi ve në dukje disa blloqe masash në funksion të përmirësimit të situatës aktuale dhe të ardhshme të SME-ve. Ndërsa instrumentat financiarë dhe masat e përkohshme lehtësuese kontribuojnë kryesisht në mbështetjen e kompanive në periudhë afat-shkurtër, politikat strukturore dhe përgatitja për sfidat në periudhë afatgjatë rekomandohet të bëhen pjesë e rëndësishme e strategjisë së biznesit.

Shkarkime

Botuar

2022-06-01

Numri

Seksioni

Articles