Rikthim në rrënjë

Autorët

  • Era Buçpapaj Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.319

Fjalëkyçet:

përkthimi, globalizimi, teknologjia, gjuha, procesi i të nxënit, kultura, Covid19

Abstrakti

Përkthimi dhe globalizimi janë po aq të vjetër sa vetë qenia njerëzore. Njeriu lind me aftësinë për të interpretuar dhe i vesh me kuptim çdo gjest, ndjesi, figurë, pikturë dhe fjalë që shikon, dëgjon, ndien dhe provon. Pikërisht këtu gjenden themelet e ‘të nxënit’ si një proces i përjetshëm. Gjuhët variojnë dhe ndryshojnë në mënyrë të vahzdueshme si në kohë ashtu edhe në hapësirë, për shkak të sistemeve të tyre të ndryshme fonetike, morfologjike, sintaksore, leksikore dhe semantike. Ndër të tjera, gjuhët përkthehen në frytet, mishërimet dhe përcjellësit të kulturave. Megjithatë, globalizimi nënkupton themelimin e një komuniteti të vetëm botëror ku zhvillimi ekonomik, prosperiteti social, mirëqenia politike dhe arritjet teknologjike mund të shndërrohen në një udhëheqës të përbashkët për gjithë qeniet njerëzore, gjë e cila sot vërehet më shumë se kurrë me shpërthimin e pandemisë (Covid19). Në tërësi, marrëdhënia e kushtëzuar midis globalizimit dhe përkthimit mund të cilësohet si procesi krijues më i vjetër i njerëzimit.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles