Pandemia e koronavirusit është një tjetër rast që tregon limitet e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e sfidave globale. Pandemia e koronavirusit është një kërcënim global, por nuk ka një përgjigje koherente globale. Multilateralizmi është gjithmonë në prag të krizës, pasi mbështetet në bashkëpunim vullnetar. Një rimendim a rishikim radikal është i nevojshëm. Ajo që ndoshta botës i mungon më shumë është një motor efektiv për ndryshime politike që ndihmon në kapërcimin e dekadave të ngërçit. Na nevojitet të ndërtojmë një rrugë institucionale që të çon në një botë paqësore, të drejtë dhe të qëndrueshme. Një reformë dhe forcimi i Kombeve të Bashkuara, OKB-së dhe i sistemit të qeverisjes globale tani duhet të vihen në axhendë. Një Asamble Parlamentare e OKB-së nuk përfaqëson vetëm një hap të parë drejt një parlamenti global, ai do të siguronte një shtresë të rëndësishme të përgjegjësisë në çështjet globale dhe mund të vepronte si një motor për ndryshim. "Qeverisja globale" është bërë gjithnjë e më shumë mendim praktik brenda sferës politikoekonomike në kontekstin e predikimit për përgjegjshmëri dhe transparencë. Sidoqoftë, ekziston një hapësirë gri që shtron pyetjen se për çfarë kërkohet qëllimi përfundimtar i një koherence të tillë dhe kujt kërkon t’i shërbejë. Ky punim do të gjurmojë në mënyrë përshkruese nevojën për Qeverisje Globale në botën e sotme, ndërsa numëron sfidat dhe kritikat e saj përkatëse. Fjalë Kyçe : Pandemi, Koronavirusi, Parlament Global, Qeverisje Globale, OKB, Bashkëpunim Ndërkombëtar, Diplomaci Moderne.