Post koronavirusi dhe arsimi në vendin tonë

Autorët

  • Skënder Demaliaj Autor
  • Albana Demaliaj Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.308

Fjalëkyçet:

Post koronavirusi, strategji, vizion, këndvështrim i ri, ndryshimi

Abstrakti

Nga dhjetë fjalët “me gërma kapitale” të pedagogjisë, fjala numër tre quhet “interes”. Interesi kthehet në një bazë themelore dhe të rëndësishme në ndihmë të të mësuarit dhe formimit, për t’i dhënë drejtim nevojës për njohuri, shprehi, komunikim, shpërblim dhe kënaqësi tek çdo individ. Çfarë njohurish dhe interpretimesh të veçanta do të zbatohen apo do të përçohen tek nxënësit dhe studentët gjatë mësimit online? Në çfarë shkalle do t’i përdorin ata këto njohuri apo interpretime? Në ç’mënyrë do të përdoret koha dhe burimet e tjera gjatë mësimit online? Ndryshimet që sjell situata e re e krijuar nga koronavirusi në veprimtaritë e shkollës, në planin e brendshëm të shkollës, në rregulloret e shkollës, në planin vjetor të punës së shkollës, në kualifikimin e mësuesve, në kurrikulat e shkollës, në këshillimin psikologjik, në infrastrukturën shkollore, në vlerësimin e nxënësve dhe studentëve, në marrëdhëniet dhe komunikimet shkollë-familje, në bashkëpunimin e stafit të shkollës me agjencitë komunitare. Ndryshime dhe këndvështrime të reja në teoritë dhe mendimin pedagogjik, veçanërisht në psikologjinë pedagogjike dhe didaktike. Metodologjia e përdorur: Analitike dhe sintetike. Përfundime: Propozimi i strategjisë dhe i vizionit të ri, stimulimi i mendimit të ri, marrja parasysh e riskut për realizimin e ndryshimit. Strategjitë e tanishme në kushtet e reja post koronavirusit nuk realizojnë një reformë të përgjithshme, afatgjatë dhe efektive. Ndryshimi në shkallë të gjerë nuk mund të arrihet në qoftë se mësuesit e njëjtësojnë vetëm me klasën e tyre, drejtorët vetëm me shkollën e tyre, zonat shkollore vetëm me zonën e tyre, shtetet e identifikojnë veten vetëm me shtetin e tyre. Studime të përbashkëta dhe komplekse, bashkëpunim dhe bashkëveprim shkollë-familje-komunitet, mbështetje e fuqishme me fonde nga shteti, punë kualifikuese për kompetencë sociale dhe komunikative.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles