Roli i bashkimit Europian në përballimin e situatës të krijuar nga pandemia e virusit COVID-19

Autorët

  • Brunilda Çoti Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.307

Fjalëkyçet:

Bashkimi Europian, COVID-19, Plani i Rimëkëmbjes, Mbështetje, Parandalim, Efektet

Abstrakti

Ky punim ka si qëllim të paraqesë rolin e Bashkimit Europian në përballimin e situatët të krijuar nga pandemia e virusit COVID-19. Përdorimi i metodës cilësore dhe sasiore në këtë punim krijon mundësinë e nxjerrjes në pah se cili ka qënë roli i BE-së në menaxhimin e situatës, efektshmërinë e masave të marra dhe planit të rimëkëmbjes, si dhe sa bashkëpunues është Bashkimi Europian me shtetet anëtare për t’i ndihmuar në përballimin e situatës së pandemisë me sukses. Komisioni Evropian është duke punuar në të gjitha frontet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, mbështetjen e sistemeve kombëtare shëndetësore, mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës, si dhe për të luftuar ndikimet socio-ekonomike të pandemisë me masa në nivelin kombëtar dhe europian. Aktualisht e gjithë bota po ju kushton vëmendje hulumtimeve me qëllim diagnostikimin, trajtimin dhe zbulimin e vaksinës për virusin COVID-19. Bashkimi Europian ka alokuar gati 474 milion euro për të zhvilluar vaksina, trajtime të reja, teste diagnostikuese dhe sisteme mjekësore, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetë. Por a mjafton kjo? A kanë qënë këto masa të marra në kohën e duhur me qëllim parandalimin e virusit, parandalimin e efekteve negative në ekonominë e vendeve anëtare dhe shpëtimin të jetës së qytetarëve europian? Mbi bazën e këtyre pyetjeve do të shtjellohet tema e punimit të zgjedhur.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles