kriza e koronavirusit,
politikat monetare,
oferta e kredisë,
kërkesa e kredisë,
sistemi bankar
Abstrakti
Ky punim kërkon të shqyrtojë impaktin e krizës globale të paprecedentë të koronavirusit në ekonominë shqiptare dhe politikat monetare të ndërmarra der më tani me synim zbutjen e impaktit të krizës. Për këtë qëllim, analiza shtrihet përgjithësisht në një interval kohor njëvjeçar, një interval i mjaftueshmë për të evidentur ndryshimet në treguesit ekonomik ku reflektohen domosdoshmërisht edhe efektet e tërmetit të 26 Nëntorit dhe në pergjithësi brishtesia e rritjes ekonomike. Duke u nisur nga GDP-ja, bëhet një analizë e rritjes ekonomike në vënd në fund të 2019 e kërkesës agregate dhe e vlerësimit të stabilitetit financiar deri në fund të vitit 2019. Nëpërmjet një situate krahasuese midis vëndeve të Ballkanit Perëndimor evidentohet shëndeti i ekonomisë shqiptare lidhur me tregun e punës, treguesit fiskalë, sektorin financiar dhe sektorin me jashtë. Tregu i punës me informalitetin por dhe me numrin e lartë të të vetpunsuarve evidentohet si pika më kritike ndërsa sektori financiar me kapitalin dhe likuiditetin e lartë si pjesa më solide e sistemit. Në mënyrë më të hollësishme shqyrtohen politikat monetare të ndërmarra nga ana e Bankës së Shqipërisë, agregatët monetarë, paraja jashtë bankave dhe roli i bankës së Shqipirisë në financimin e qeverisë,oferta dhe kërkesa e kredisë në këtë periudhë duke konkluduar se deri më tani politikat monetare kanë qënë minimale - duke pasur parasysh normën bazë të interesit që ishte mjaft e ulët edhe përpara krizës - dhe me një efekt relativisht të dobët në ekonomi pa arritur të kontrastojnë tendencën drej recensionit në të cilin ka hyrë tashmë ekonomia shqiptare.