Impakti ekonomik i COVID-19 dhe e ardhmja e sipërmarrjes

Autorët

  • Ardita Hykaj Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.17.300

Fjalëkyçet:

Covid 19, business, the future 153 Hyrje COVID-19 u shfaq për herë të parë nëËuhan

Abstrakti

COVID-19,një ngjarje e paparashikushme dhe e papritur, u bë kryefjala e ditës tonë të përditshme, tashmë për disa muaj. Teksa të gjithë përpiqemi ti kthehemi normalitetit, në të njëjtën kohë na mundon ajo pyetja e famshme “A ka ikur vërtet ky virus vdekjeprurës apo do të përshtatemi të jetojmë me të deri sa të krijojmë imunitet ndaj tij”? Nëse në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, shqetësimi më I madh I cdo shteti të prekur ishte sigurimi I burimeve të nevojshme për urgjencat mjekësore, në një moment të dytë shqetësimi më I madh ishte mbi efektin dhe pasojat që do të sillte prania e tij në ekonominë e shtetit respektiv dhe në ekonominë globale gjithashtu. Mendohet që kriza ekonomike që do të pasohet pas COVID19, do të jetë shumë e ndjeshme aq sa shpesh thuhet që do të përjetojmë dhe një kolaps negativ ekonomik, por e gjitha kjo ngelet ne kuadrin e parashikimeve pasi është shumë e vështirë të parashikojmë me objetkivitet të plotë mbi të ardhmen ekonomike. Ajo cfarë është e dukshme deri tani, është efekti negativ që shkaktoi kjo pandemi në ekonominë e cdo vendi të prekur ku brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të shkaktojë mijëra të vdekur, të cënojë rëndë sektorin privat, të rrisë papunësinë, dhe mbi të gjitha të rrisë pasigurinë për jetën. Ky punim synon te analizojë ndikimin e COVID-19 në ekonominë e Shqipërisë, bazuar kryesisht në këndvështrimin e sektorit privat. Do të evidentojë masat e marra deri tani nga qeveria dhe prithmëritë e tyre tek bizneset dhe një fokus tek risitë teknologjike që solli kjo përiudhë në mënyrën sesi do të bëjmë biznes. Në fund, do të nxjerrë konkluzione mbi masat dhe reformat vijuese që mund të ndërmarrë qeveria për rimëkëmbjen ekonomike e parë kjo në afat mesem dhe afatgjatë. Fjalëtkyce: Covid 19, biznesi, e ardhmja

Shkarkime

Botuar

2022-06-01

Numri

Seksioni

Articles