Covid-19,
Coronavirus,
pandemi,
kriza financiare,
reçension global,
politika monetare,
politika fiskale
Abstrakti
Pandemia e koronavirusit është një tragjedi njerëzore me përmasa potenciale jetike dhe mbijetese ekonomike. Ndikimi i pandemisë Covid19 në ekonominë botërore ishte mëse i dukshëm. Masat e bllokimit synuan zvogëlimin e infeksioneve dhe dëshmuan të ishin efektive në kontrollimin e përhapjes së virusit, veçanërisht në Itali, ku tendenca javore e infeksioneve të reja tashmë po shkon drejt zvogëlimit në mënyrë të vazhdueshme. Sidoqoftë, nëse nga njëra anë këto janë përfitimet e bllokimit, nga ana tjetër duhet të shohim edhe kostot ekonomike që sollën masat e marra të izolimit. Nga raportet ekonomike ditore të paraqitura tregohej një pamje e qartë e uljes së mprehtë të kërkesës dhe konsumit e cila nuk ishte vetëm në Itali, por në të gjithë botën. Rezultati në ekonomi është i padiskutueshëm, këto muaj u karakterizuan nga rënia e kërkesës, një ulje drastike të PBB-së dhe për rrjedhojë një ulje të vlerës së prodhuar nga ndërmarrjet, ose në terma më të thjeshtë, një ulje e përgjithshme e të ardhurave. “Pyetja kryesore nuk është nëse, por sesi shteti duhet ta vendos buxhetin e tij në përdorim në mënyrën më efikase. Prioriteti nuk duhet të jetë vetëm sigurimi i të ardhurave themelore për ata që humbasin punën e tyre. (Draghi 2020) Tashmë është e qartë se çdo qeveri e të gjitha vendeve do të përballej me një rritje të konsiderueshme të borxhit publik. Nëse këto janë efektet afatshkurtra, lind pyetja: Se cilat do të jenë efektet në planin afatgjatë? Mund të kemi përgjigje të ndryshme por asnjëra mund të mos jetë e saktë pasi këto parashikime janë në të vërtetë të pasigurta. Nga dekreti "Rinisja" i qeverisë italiane qëllimi është të garantohet likuiditeti për bizneset dhe qytetarët me qëllim të ruajtjes së sistemit të prodhimit dhe mbështetjes së kërkesës, në mënyrë që të mos lihen pjesë të tëra të popullatës pa të ardhura. Një ngjarje katastrofike jo vetëm për stabilitetin shoqëror të Italisë, por edhe për të gjithë sistemin ekonomik global.