Avantazhi ekonomive mikse ndaj ekonomive të tregut në përballimin e pasojave negative të COVID-19

Autorët

  • Alqi Naqellari Autor
  • Vladimir Mici Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.17.288

Fjalëkyçet:

politika monetare, politika fiskale, norma interesi, kredi, paga mbështetëse, taksatatime, rritje ekonomike, inflacion

Abstrakti

Covid-19 goditi rëndë popullsinë. Shtetet për të mbrojtur popullsinë morën masa me pasoja drastike negative mbi ekonominë, duke goditur rëndë njëkohësisht kërkesën dhe ofertën agregate. Në vendet më të mëdha të botës, aktiviteti ekonomik thuajse kaloj tërësisht në ngrirje. Pasojat e pandemisë mbi popullsinë, numrin e vdekjeve ishin të ndryshme në vende të ndryshme. Dallim të madh kishte midis vendeve të BE, SHBA, UK etj, të ekonomisë së tregut, dhe vendeve me ekonomi mikse si Kna, Rusia, Vietnami, etj. Ky dallim u reflektua jo vetëm në fushën sociale, por edhe në fushën e ekonomisë, financave etj. Sistemet mikse patën më pak pasoja negative mbi popullsinë, në fushën e ekonomisë reale dhe në sistemin financiar, në krahasim me sistemet e ekonomisë tregut. Shtetet e këtyre dy grupimeve reaguan në mënyra të ndryshme ndaj pasojave të Covid-19. Ndryshimi i reagimit të tyre konsistonte, së pari, në shkallën e ngujimit të popullatës dhe ndalimin e aktivitetit të bizneseve, së dyti, në masat e mara nga qeveria nëpërmjet politikave fiskale dhe së treti, në aspektin e politikave monetare të aplikuara nga Bankat Qëndrore të këtyre vendeve. Çfarë roli luajtën Bankat Qëndrore në përballimin e pasojave? Konkluzioni. Vendet me sistem miks u mbështetën kryesisht në masat fiskale të marra nga qeveria, në masat nga Bankat Qëndrore në mbështetje të këtyre politikave. Vendet perëndimore, nëpërmjet rritjes së madhe të deficitit buxhetor vepruan më agresivisht në dy drejtime. Në njërin krah, stimuluan kërkesën për konsum të popullit, dhe në krahun tjetër stimuluan biznesin me kesh. Duke parë se ekonomitë mikse e përballuan me më shumë sukses goditjen në kërkesë-ofertë shtrohet pyetja: a duhen vlerësuar sistemet mikse? Në studim janë aplikuar metodat statistikore, të krahasimit, përshkrimit etj.

Shkarkime

Botuar

2022-06-01

Numri

Seksioni

Articles