Skenaret dhe risqet e politikave ekonomike gjatë krizës COVID-19

Autorët

  • Nikollaq Pano Autor
  • Ira Gjika Autor
  • Eros Angjeli Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.17.286

Fjalëkyçet:

Shock–u i kërkesës dhe ofertës, borxhi privat dhe publik, ristrukturimi i ekonomisë, politikat monetare, barazia sociale

Abstrakti

Pasiguria si pasojë e krizës aktuale ekonomike është shumë e lartë. Ky fakt evidentohet përmes disa elementëve si: modelet e parashikimit të efekteve ekonomike të politikave të caktuara, nevoja e ristrukturimit të sektorëve të vecantë të ekonomisë dhe shkalla e prishjes së ekuilibrit të tregjeve të caktuara brenda një vendi. Ky punim ka për qëllim të analizojë dhe krahasojë vlerësimet e shkallës së rënies ekonomike në tregje të vecantë dhe lidhjen e tyre brenda një ekonomie. Raporti ndërmjet shëndetit public dhe zhvillimit ekonomik ka ndikuar në rrugët dhe aftësitë me të cilat sektorë të ndryshëm ekonomikë në vende të ndryshme, po përballojnë efektet e pandemisë. Kjo evidentohet duke analizuar faktorët ekonomikë që ndikuan në këto procese dhe duke u ndalur tek roli i politikave në stimulimin e kërkesës, format e ruajtjes së ekuilibrit në tregun e punës dhe nxitja e aktivitetit sipërmarrës. Një vend të vecantë në këtë punim ze krahasimi i krizës aktuale ekonomike me krizën e vitit 20072009, që filloi në SHBA dhe u perhap në gjithë botën dhe me krizën e 2011 si pasojë e borxheve publike. Ky krahasim ndihmon të analizohen elementët e përbashkët, dallimet, pasojat e pritshme dhe risqet për të ardhmen, që mund të sjellin disa nga politikat e zbatuara kundër pasojave të pandemisë. Trajtimi i këtyre cështjeve bëhet në kontekst botëror. Por pa dyshim politikat ekonomike, skenarët dhe pasojat e pritshme mund të prekin drejtpërdrejt ekonominë shqiptare. Ky është faktori kryesor nxitës për realizimin e studimit, i cili mbyllet me shqyrtimin e disa skenarëve kryesorë të kapërcimit të krizës së pandemisë. Analizohen mundësitë e realizimit dhe efektet që mund të shkaktohen në ekonomitë e vendeve nga masat konkrete, duke i hapur rrugë vëzhgimeve të mëtejshme.

Shkarkime

Botuar

2022-06-01

Numri

Seksioni

Articles