Teknikat e meditimi mindfulness, si nje ure komunikimi me veten, gjate periudhes se karantinimit

Autorët

  • Fleura Shkëmbi Autor
  • Sidorela Xhaferaj Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.315

Fjalëkyçet:

Mindfulness, ankth, stres, meditim, shqyrtim literaturë

Abstrakti

Teknikat e Meditimit Mindfulness kanë një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit dhe përdorimit të tyre në dekadat e fundit, si në aplikimin joformal, ashtu edhe në atë formal gjatë seancave në psikoterapi. Qëllimi i këtij punimi është të sigurojë informacion të bazuar në studime empirike mbi praktikat dhe teknikat, që kanë qënë efektive në trajtimin e ankthit dhe stresit, të aplikuara nga profesionistë të meditimit dhe terapistë, të cilët janë trajnuar dhe aplikojnë këto teknika të meditimit mindfulness gjatë proçesit terapeutik. Studime të shumta konkludojnë se aplikimi i meditimit mindfulness, shoqërohet me përmirësim të shëndeti mendor. Njerëzit, të cilët jetojnë dhe meditojnë duke përdorur këto teknika, raportojnë më pak stres, ankth, depresion, zemërim, frikë dhe shqetësim si dhe ndihen më shumë të gëzuar, të frymëzuar, janë më mirënjohës për çdo aspekt të jetës.Ata e shohin të ardhmen me më shumë shpresë, dhe përjetojnë me qetësi çdo sfidë që ju përball jeta. Ky studim, ka për qëllim të bëjë një paraqitje teorike të teknikave të meditimit mindfulness në trajtimin e stresit, ankthit dhe shterimit emocional, për të na dhënë një mënyrë efikase të komunikimit me veten në situata izolimi dhe sfidash njerëzore. Hulumtimet, sugjerojnë se njerëzit të cilët kanë vetëdije më të lartë emocionale, mund t'i ndihmojë të kenë komunikim më të qartë me veten, të ruajnë mirëqenien mendore dhe fizike gjatë gjendjeve të pakëndshme të humorit, si edhe në situata të tilla siç ishte izolimi gjatë karantinimit.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles