Pasojat e krizës COVID-19 mbi tregun e punës dhe masat ekonomikosociale të ndërmarra për përballimin e saj

Autorët

  • Julian Çollaku Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.305

Fjalëkyçet:

Covid-19, papunësi, tregu i punës, masa sociale, short-time work, politika aktive, formim profesional

Abstrakti

Kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 po shfaq efektet e saj në tregun e punës në rang global duke përballur komunitetin ndërkombëtar me një virus jo më pak shqetësues, atë të papunësisë. Ndërkohë që krizat ekonomike pararendëse i shtrinin efektet mbi papunësinë në mënyrë graduale, duke mundësuar qasje më të studiuara dhe të përshtatshme për përballimin e saj, ajo aktuale është duke shprehur një impakt të menjëhershëm dhe të fortë mbi sferën e marrëdhënieve të punës, duke eliminuar në një periudhë të shkurtër rimëkëmbjen graduale dhe të mundimshme që pasoi reçesionin e madh financiar dhe industrial të fund viteve 2000, duke ngritur pikëpyetje të reja mbi këtë sfidë konstante dhe gjetjen e instrumentave efektive për zbutjen e pasojave të saj. Nëpërmjet raporteve, analizave, statistikave paraprake të institucioneve dhe agjensive ndërkombëtare e rajonale punimi synon të hedhë dritë mbi pasojat konkrete të krizës në rritjen e papunësisë në përgjithësi dhe aspektet negative që derivojnë mbi kategoritë më vulnerabël të punëtorëve, duke trajtuar më pas në mënyrë specifike masat ekonomike dhe sociale që disa prej vendeve më të prekura nga Covid-19 dhe efektet e tij (SHBA-ja, Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Shqipëria) kanë adoptuar për përballjen dhe zbutjen e efekteve që ky shock ekonomik po prodhon. Në mbyllje të punimit trajtohen disa nga politikat aktive dhe pasive të tregut të punës të përdorura dhe (ri)propozuara gjatë kësaj periudhe, që lehtësojnë aspektet negative të krizës, duke u përqëndruar në veçanti: te roli mjaft efikas i skemës së short-time work në periudha të përkohshme krizash ekonomike dhe industriale, duke mundësuar efekte pozitive në punësim me efikasitet më të lartë sesa mbështetja tradicionale ndaj papunësisë; te formimi profesional (lifelong learning) in situ dhe on-line, fleksibilitetit të përdorueshmërisë dhe rezultateve positive të këtij instrumenti gjatë mbylljeve të detyruara; te rileximi i aktualizuar i propozimit të fund shek.

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles