Corona Virus ka shkaktuar vështirësi të mëdha per cdo biznes. Deri tani kemi dëgjuar histori për dërgesa të vonuara, fluturime te anulluara, ndërprerje të punës, kontrata të prishura dhe evente të anuluara në minutën e fundit. Çështja e parë që del në këto situata: kush do të paguajë për kostot që janë shkaktuar apo për kompensimet e tyre? Cilat janë pasojat që Korona virusi ka për shkeljen e detyrimeve kontraktore? A është Korona Virus një forcë madhore dhe si pasojë a duhet të ketë kompensime për dëmet? Cilat janë kushtet, që një kompani te kërkojë konstatimin e Forces Madhore dhe të përjashtohet nga detyrimi për përmbushjen e kontratës? Përgjigja që na vjen ndër mend menjëherë është se cdo gjë varet nga rastet specifike.