Roli i Gjykatës Kushtetuese në regjime hibrite

Autorët

  • Roland Lami Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.18.303

Fjalëkyçet:

kushtetueshmeria, aktoret politik, legjitimiteti, nderkombetaret dhe balanca e pushteteve

Abstrakti

Për shumë studiues të së drejtës, Gjykata Kushtetuese në vende ishkomuniste është përshkruar si promotore dhe mbrojtëse e vlerave të kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut sidomos në një mjedis politik dhe ligjor të kontaminuar nga nihilizmi ligjor dhe i karakterizuar nga shpërfillja e të drejtave individuale. Gjykatat kushtetuese cilësohen jo vetëm si promotore të shtetit të së drejtës dhe besimit kushtetues në demokracitë e reja, por edhe mbrojtëse të vlerave të kushtetutshmërisë, të të drejtave të njeriut në mjedisin politik dhe ligjor. Kelzen[1] e kishte parashikuar rrezikun e shekullit XX të vinte pikërisht nga parlamentet, në drejtim të influencës në institucione të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese. Aq më shumë eksperienca 30vjeçare e sjelljes politike në Shqipëri ka demonstruar prirjen për të pasur ndikim në këtë institucion. Ndonëse thuhet në Dokumentin Analitik se si të djathtët dhe të majtët janë të interesuar për forcimin e drejtësisë dhe atij gjyqësor në veçanti, në praktikë ka munguar gatishmëria për të parë përtej interesave politike të çastit. Analiza e sjelljes së aktorëve politikë dhe institucioneve të rëndësishme në vend përgjatë periudhës 2018 – 2020, fakton pikërisht këtë prirje. Të gjitha palët pranojnë se ringritja e Gjykatës Kushtetuese (GJK) duhet bërë një orë e më parë. Por, nga ana tjetër, që nga 2016 deri në shtator të 2020 vendi vazhdon të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Çështja që shtrohet në këtë rast është: pse nuk ngrihet ky organ i rëndësishëm kushtetuesqë, nëse i qëndrojmë argumentit të Kelsenit, mungesa e saj i lë vend arbitrariteteve dhe anarkisë, ç’ka jep pasojat e veta, shpesh të rënda, drejtpërdrejt tek shtetasit dhe shtetit në tërësi. Në thelb, si pushteti legjislativ dhe institucioni i Presidentit përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese pasi secili ka mundësi të bëjë lojën e tij politike në kurriz të pavarësisë së institucioneve dhe zgjerimit të pushtetit, në pamundësi të një marrëveshjeje për ta kontrolluar atë

Shkarkime

Botuar

2022-09-27

Numri

Seksioni

Articles