Kriza ekonomike,
Covid-19,
Politika makroekonomike,
Kanada,
Japoni,
Koreja e Jugut
Abstrakti
Pandemia sanitare e Covid-19 ka shkaktuar gati për të gjitha vendet e prekura në botë, një krizë ekonomike dhe financiare e cilësuar nga shumë ekonomistë, si kriza më e madhe që prej vitit 1929 apo e ashtuquajtur “Depresionit i Madh”. Shumica e sektorëve ekonomikë u paralizuan. Ekonomia u përball me një “shok” si nga krahu i ofertës ashtu edhe nga ana e kërkesës. Problemi i pandemisë ende nuk ka përfunduar. Për të përballuar krizën dhe ristartuar ekonominë, vendet e prekura kanë aplikuar një sërë politikash makroekonomike të cilat bazohen mbi teoritë e mendimit ekonomik kejnesian apo monetarist. Bazuar në specificitetin e kësaj krize, hipoteza jonë është se politikat e aplikuara makroekonomike kanë impakt të dobët në nxitjen e rritjes ekonomike. Për verifikimin e saj, ne kemi marr në studim paketat makroekonomike të zbatuara në tre shtete të zhvilluara : Kanada, Japoni dhe Koreja e Jugut. Rezultatet tregojnë për të treja shtetet, se këto politika kanë mundur të frenojnë rënien ekonomike por jo të japin një impkat real në rritjen e saj. Ne rekomandojmë një politikë ekspansioniste fiskale të kombinuar me një politikë neokejnesiane ku qeveria të financoj shpenzimet e saj nëpërmjet borxhit familjar.