Rritja e sigurise në sistemet e ndryshme të raportimit financiar

Authors

  • Festim KODRA Author
  • Dolantina HYKA Author
  • Ajkuna MUJO Author

DOI:

https://doi.org/10.68906/umsh.euro.15.261

Abstract

: During financial reporting with various programs like Finance 5, Alpha Accounting, Bilance etc. , is often a need to store this data in strict security systems as they can be attacked or manipulated by competition, different hackers also by the stakeholders themselves who have deposited this data or are handling this data. In this paper are handled methods that can be used to generate secure financial reports both in terms of their interference and their authenticity. Protocols and systems that can be implemented in the software currently used for these reports are described. There are also treated some cases where different systems, offers different levels of security according to the parameters preselected. Another treatment of the systems is done on the need for security point of view. Not always the need for security is the same. KEYWORDS: financial reporting, information security, protocol, cryptosystem, Finance 5, Alpha Accounting ACADEMIC STUDIES IN HUMAN, EDUCATION AND SOCIAL SCIENCES 182 HYRJE: K riptografia mbi vijat eliptike (ECC), ka qenë një fushë shumë e studiuar prej mjaft studiuesve dhe përbën gjithmonë e më shumë interes. Njëlloj si edhe me kriptosistemet RSA dhe Diffie – Hellman, vitet e para të studimit dhanë disa rezultate të dështuara lidhur me parametrat e vijave eliptike të cilat duhen shmangur. Megjithatë, ndryshe nga kriptosistemet RSA dhe Diffie – Hellman të cilët ngadalë janë dorëzuar gjithmonë e më shumë kundrejt sulmeve të forta algoritmike, Kriptografia mbi vijat eliptike, që prej zbulimit të saj e deri tani i ka rezistuar sulmeve. Pavarësisht avantazheve të shumta të vijave eliptike dhe pavarësisht nga përshtatja e tyre nga shumë përdorues, pjesa më e madhe e ekonomisteve dhe akademikëve e shohin ambientin e vështirë të karakteristikave shkencore të këtyre vijave si pengesën më të madhe për implementimin dhe përdorimin e tyre. SKEMA BAZË Alice dhe Bob duan të bien dakord për një çelës të përbashkët të cilin mund ta për- dorin për të shkëmbyer të dhëna nëpërmjet një sistemi simetrik të tillë si DES ose AES. Për shembull, Alice dhe Bob mund të jenë banka të cilat duan të transferojnë të dhëna financiare tek njëra tjetra.

Published

2020-05-05

Issue

Section

Articles