Pabarazia gjinore dhe tavani i qelqtë në arsimin e lartë shqiptar

Autorët

  • Jona Marashi Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor
  • Bukuri Dumania Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.4.91

Fjalëkyçet:

pabarazi gjinore, arsimi i lartë, tavani i qelqtë, avancimi i grave në karrierë, qeverisja universitare, pengesa të fshehura, fq 43-64

Abstrakti

Pabarazia gjinore në arsimin e lartë vazhdon të mbetet një çështje e rëndësishme në Shqipëri, veçanërisht në raport me përfaqësimin e grave në pozita drejtuese dhe pengesat e padukshme që njihen si “tavani i qelqtë”. Ky studim synon të analizojë perceptimet e stafit akademik mbi këto barriera, si dhe të identifikojë faktorët institucionalë dhe kulturorë që ndikojnë në avancimin e karrierës së grave në universitetet shqiptare. Duke qenë se universitetet luajnë një rol kyç në formësimin e elitave profesionale dhe në prodhimin e njohurive, vlerësimi i dinamikave të brendshme që favorizojnë ose kufizojnë barazinë gjinore merr rëndësi të veçantë. Të dhënat janë mbledhur nga një kampion prej 360 anëtarësh akademikë nga gjashtë universitete shqiptare, përmes një pyetësori të strukturuar me pesë shkallë vlerësimi. Pyetjet fokusohen në katër dimensione kryesore: ekzistencën e pengesave konceptuale në nivelet drejtuese, perceptimin e meritokracisë dhe vlerësimit profesional, përfaqësimin gjinor në pozita drejtuese dhe mekanizmat mbështetës për balancimin punë-jetë. Gjetjet tregojnë se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk perceptojnë pengesa të drejtpërdrejta gjinore në promovim dhe vlerësim profesional, ndërsa raportojnë përfaqësim relativisht të mirë të grave në role drejtuese. Megjithatë, një pjesë domethënëse e stafit nënvizon sfida të heshtura, përfshirë skepticizëm mbi transparencën në proceset e karrierës, ngarkesën disproporcionale familjare për gratë dhe mungesën e përfaqësimit të tyre në nivelet më të larta të drejtimit. Studimi përfundon se tavani i qelqtë në universitetet shqiptare nuk është një strukturë e dukshme, por një rrjet faktorësh kulturorë dhe organizativë që ndikojnë në mënyrë të tërthortë në avancimin akademik.

Shkarkime

Botuar

2025-12-23

Numri

Seksioni

Articles