Rëndësia e qeverisjes së korporatave në performancën financiare

Autorët

  • Sonila Nikolla Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.2.80

Fjalëkyçet:

Raportim financiar, Qeverisja e korporatave, Auditim

Abstrakti

Përfshirja e mekanizmave të mirëqeverisjes në strukturën e kompanive është një domosdoshmëri që ndihmon menaxherët të përmbushin objektivat e tyre të performancës. Gjithashtu, i mundëson studiuesve të formëzojnë një gjykim të plotë dhe objektiv mbi ndikimin dhe efektet e këtyre mekanizmave në performacën e firmës në përgjithësi dhe atë financiare në veçanti. Duhet përmendur se mjedisi ekonomik dhe karakteristikat e sektorëve të veprimtarisë së shoqërive mbeten një kriter në studimin e marrëdhënies së qeverisjes së kompanive mbi performancën e cila matet kryesisht me tregues financiar. Qeverisja e korporatave ndikon në treguesit e performancës duke influencuar masën e transparencës dhe besueshmërisë që transmetojnë tek investitorët në tregjet financiare. Sa dhe si karakteristikat individuale të drejtuesve influencojnë qeverisjen në grup, cilat janë vlerat që duhet të dominojnë në një strukturë qeverisjeje që të sigurojë rezultate të kënaqshme, sa do të arrihet plotësimi i pritshmërive të palëve të treta, si matet kjo pëlqyeshmëri, si arrihet besimi i investitorëve, etj., janë pyetjet që ngrihen vazhdimisht. Struktura e qeverisjes së korporatës përbëhet nga disa mekanizma të funksioneve menaxheriale, të mbikëqyrjes, auditimit, këshillimit dhe monitorimit. Ndërveprimi i këtyre funksioneve është faktor kyç, për të sjellë një qeverisje të përgjegjshme korporative, raporte të besueshme financiare, shërbime të besueshme auditimi për të rritur besimin e investitorëve dhe publikut.

Shkarkime

Botuar

2023-12-26

Numri

Seksioni

Articles