Inteligjenca artificiale (IA) është një fushë e avancuar shkencore që ka për qëllim të zhvillojë kompjuterë dhe sisteme të tjerë kompjuterike që mund të marrin vendime dhe të kryejnë veprime në mënyrë autonome, duke simuluar inteligjencën njerëzore. Megjithatë, si çdo fushë tjetër shkencore, inteligjenca artificiale nuk është e lirë nga paragjykimet dhe sfidat potencialet. Sipas shumë studimeve, paragjykimi është identifikuar në shumë AI (inteligjencë artificiale, por që nga kjo pikë e tutje ne do t'i referohemi me akronimin e saj) entitete, veçanërisht në mësimin e makinerive (MA), dhe bie në kategori të ndryshme. Qëllimi i këtij punimi është të ofrojë një prezantim të përgjithshëm të dy kategorive të paragjykimeve në AI dhe MA, konkretisht: paragjykimet racore dhe paragjykimeve gjinore dhe më pas të analizojnë ndikimin dhe rreziqet që ato kanë/mund të kenë në shoqëri.