Roli i mikroekonomisë ka një ndikim të madh në konkurrencialitetin e biznesit të vogël por dhe në subjektet dominuese në treg. Kjo është arsyeja se përse nevojitet një menaxhim më i mirë i mikroekonomik, në mënyrë që të ndikojë në përmirësimin dhe rritjen makroekonomik të vendit tonë. Në këtë studim, është përdorur një metodë deskriptive me një qasje cilësore dhe u arrit në përfundimin se një menaxhim i mirë i ndihmon në krijimin e një klime mikroekonomike në aktivitetin e biznesit. Kjo i ndihmon ata të jenë të gatshëm për ndryshime strukturore në brendësi të kompanisë dhe kjo të reflektohet dhe në treg. Në këtë punim do të mundohemi të analizojmë si klima ekonomike mund të kushtëzojë zhvillimet makroekonomike.