Evolucioni i institucioneve shoqërore dhe efekti i ekonomisë digjitale mbi to

Autorët

  • Albert Gajo Autor
  • Florjan Bombaj Autor
  • Valter Hoxha Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.1.67

Fjalëkyçet:

Paraja, institucionet shoqërore, inteligjenca artificiale, qeverisja monetare

Abstrakti

Paraja në kuptimin klasik ekonomik luan tre funksione themelore: si mjet pagese, matës vlere dhe ruajtëse e vlerës. Ky artikull fokusohet në disa aspekte të tjerë të funksioneve dhe rolit të parasë në shoqëri, siç janë ato në krijimin, mbështetjen dhe ekuilibrimin e institucioneve në shoqëri, si dhe në aspektet shoqërore. Me një pozicionim teorik socio-ekonomik modern, metodologjia e përdorur është ajo e rishikimit historik të varësisë ndaj tregut ku pas një analize historike të rolit të parasë në formësimin e institucioneve të rëndësishme në shoqëri si familja dhe shteti, si dhe më pas me kthimin e parasë si kredi në një vend me ekonomi tregu të lirë, ky artikull analizon një përmbledhje të drejtimeve kryesore të diskutimeve akademike mbi funksionet shoqërore të parasë në kushtet e rritjes së përdorimit të teknologjisë së informacionit, digjitalizimit apo përdorimit gjithnjë e më shumë të Inteligjencës Artificiale (IA), si dhe vendit dhe rolit që do të ketë paraja virtuale kundrejt parasë klasike.

Shkarkime

Botuar

2023-06-09

Numri

Seksioni

Articles