Si munden hipermarketet shqiptare të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm?

Autorët

  • Ersiela Sulejmani Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor
  • Florjan Bombaj Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.4.92

Fjalëkyçet:

hipermarket, zhvillimi i qëndrueshëm, rast studimi, Megatek

Abstrakti

Ky artikull fokusohet tek rasti i hipermarketit Megatek në Shqipëri, duke analizuar mënyrat në të cilat ai kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm përmes strategjive të ndryshme, si reduktimi i mbetjeve, përdorimi i burimeve të rinovueshme, inkurajimi i konsumit të përgjegjshëm dhe mbështetja e iniciativave të komunitetit. Për këtë qëllim, Megatek është marrë si rast studimi, duke u analizuar politikat dhe praktikat e tij për qëndrueshmëri. Janë përdorur anketa me menaxherët dhe klientët e Megatek, së bashku me të dhëna të mbledhura nga dokumente dhe burime të brendshme, për të shqyrtuar ndikimin dhe rezultatet e masave të ndërmarra. Rezultatet tregojnë se Megatek ka investuar në programe si reduktimi i konsumit të energjisë, ofrimi i produkteve ekologjike dhe edukimi i klientëve për një mënyrë jetese më të qëndrueshme. Ky artikull kontribuon në literaturën ekzistuese mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe shërben si model për praktikat e qëndrueshme në sektorin e shitjeve me pakicë.

Shkarkime

Botuar

2025-12-23

Numri

Seksioni

Articles