kujdes spitalor,
kujdes në shtëpi,
të moshuarit,
Franca,
Shqipëria
Abstrakti
Ky punim analizon dallimet në Francë dhe Shqipëri, midis kujdesit spitalor dhe kujdesit në shtëpi për të moshuarit, duke vlerësuar përfitimet, kufizimet dhe implikimet socio-ekonomike të secilit model. Franca ka një strukturë të konsoliduar shërbimesh, me programe të profesionalizuara të kujdesit në shtëpi dhe mekanizma financiarë që synojnë të ulin ngarkesën mbi familjet dhe spitalet. Në Shqipëri, kujdesi mbetet kryesisht i mbështetur te familja, me kapacitete të kufizuara institucionale dhe me mbështetje të fragmentuar për kujdesin afatgjatë. Përmes një krahasimi të strukturës së shërbimeve, financimit, rolit të kujdesit informal dhe politikave sociale, studimi identifikon mësime të vlefshme për përmirësimin e kujdesit afatgjatë. Punimi synon të kontribuojë në diskutimin mbi reforma të mundshme, duke nxjerrë në pah praktikat e mira franceze dhe mënyrat se si ato mund të përshtaten në kontekstin shqiptar.