Rikornizimi i drejtësisë shpërndarëse: Qasje teorike ndaj perspektivave komunitariste, meritokratike dhe të njohjes

Autorët

  • Nerajda Feruni Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.4.88

Fjalëkyçet:

drejtësi shpërndarëse, komunitarizmi, meritë, njohje

Abstrakti

Ndërsa qasjet egalitariste dhe utilitariste kanë dominuar për një periudhë të gjatë debatin mbi drejtësinë shpërndarëse, teori të tjera alternative si komunitarizmi, drejtësia e bazuar në meritë dhe drejtësia e bazuar në njohje kanë ofruar korniza morale të veçanta përmes të cilave drejtësia mund të interpretohet, vlerësohet dhe rikonceptohet përtej barazisë materiale apo maksimizimit të mirëqenies. Qëllimi i këtij punimi është të ofrojë një qasje tërësisht teorike mbi komunitarizmin, teoritë e drejtësisë të bazuara në meritë dhe ato të bazuara në njohje, duke analizuar themelet e tyre konceptuale, përfaqësuesit kryesorë dhe kufizimet që janë evidentuar në debatin akademik. Punimi karakterizohet nga një natyrë përshkruese dhe mbështetet në një qasje cilësore. Pavarësisht dallimeve midis tre teorive, ato arrijnë në një përfundim të përbashkët: drejtësia shpërndarëse përbën një realitet moral kompleks e shumëdimensional, i cili nuk mund të shpjegohet në mënyrë të plotë përmes një parimi normativ të vetëm.

Shkarkime

Botuar

2025-12-23

Numri

Seksioni

Articles