Dinamika e ekosistemeve sipërmarrëse brenda një ekosistemi ekonomik rajonal

Autorët

  • Rexhina Alite Autor
  • Gerald Çeka Autor
  • Lindita Milo Lati Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.3.82

Fjalëkyçet:

ekosistem sipërmarrës, cikli jetësor, sipërmarrës, ekosistem ekonomik rajonal, ide novative, natyra dinamike

Abstrakti

Qëllimi i këtij punimi është të ofrojë një tablo më të qartë për dinamikën jetësore të ekosistemeve sipërmarrëse. Ne do të shpjegojmë sesi aktivitetet sipërmarrëse (entrepreneurial), si dhe aktivitetet e firmave të reja, ndikojnë mbi aktivitetet intrapërmarrëse (intrapreneurial), që janë aktivitete të firmave të themeluara, brenda një ekosistemi ekonomik rajonal dhe anasjelltas. Si ato bashkëjetojnë në një mjedis të përbashkët dhe kur ndërveprimi i tyre është pozitiv ose negativ, duke demonstruar se një rritje në aktivitetet sipërmarrëse çon në një ulje të kthimit të aktiviteteve intrapërmarrëse, dhe e kundërta gjithashtu është e vërtetë. Ky punim do të shpjegojë dinamikat e ciklit jetësor të një ekosistemi sipërmarrës që çojnë në lindjen, zhvillimin, maturimin, rënien dhe rishfaqjen e tij. Gjithashtu, do të ofrojë udhëzime për politikanët se si të marrin në konsideratë luhatjet e aktiviteteve sipërmarrëse dhe intrapërmarrëse gjatë fazave të ndryshme të ciklit jetësor të një ekosistemi sipërmarrës.

Shkarkime

Botuar

2024-12-16

Numri

Seksioni

Articles