Performanca e Website,
Performanca e Bankave,
Internet banking,
Prezenca Online,
E-banking,
Analitika e Website
Abstrakti
Dixhitalizimi i sektorit bankar sjell elemente dhe mundësi të reja për zgjerimin e portofolit të shërbimeve bankare dhe mundësi të reja për rritjen e fitimeve. Zgjerimi dhe rritja e faqeve të internetit dhe portaleve të e-banking janë bërë faktorët kritikë në përcaktimin e suksesit të bankave. Qëllimi i studimit është të hetojë lidhjen e performancës së website me performancën e bankave. Të dhënat janë analizuar duke përdorur modelet e korrelacionit dhe regresionit. Ndër gjetjet kryesore të studimit është se performanca e website të bankave ndikon ndjeshëm dhe pozitivisht në performancën ekonomike të bankave. Me këtë qasje, bankat që do të arrijnë një pozicionim më të mirë të website së tyre do të kenë rrjedhimisht performancë më të lartë. Ky punim diskuton gjithashtu përfitimet që sjell inkorporimi i analizës së webit në faqet e internetit të bankave. Rezultatet e këtij studimi do të ndihmojnë drejtuesit e bankave për krijuar strategjitë e duhura në adresat online të bankave për të fituar përparësi konkurruese.