Punimi diskuton rëndësinë e përdorimit të instrumenteve të politikës monetare, fiskale dhe buxhetore për të stimuluar zhvillimin ekonomik. Rritja ekonomike e vitit 2018 u sfumua nga tërmeti shkatërrues i 2019 dhe dukuria e pandemisë Covid-19 të cilat ndikuan ndjeshëm ekonominë shqiptare. Karantinimi, mbyllja e bizneseve adresoi krizën dhe buxhetet që pasuan u ndikuan drejtpërdrejtë, duke bërë të nevojshme zhvillimin e strategjive të reja duke i dhënë përparësi buxhetit, sistemit fiskal dhe instrumenteve monetare për të nxitur rritjen ekonomike. Punimi diskuton një ekzaminim të efektivitetit të politikave aktuale monetare dhe fiskale në adresimin e krizave ekonomike brenda kuadrit ligjor dhe institucional të Shqipërisë. Synojmë të vlerësojmë nëse masat e ndërmarra ishin të përshtatshme për përballimin e sfidave të ekspozuara nga kriza ekonomike.