Analiza e faktorit njeri si kërcënim i brendshëm ndaj sigurisë së një organizate

Autorët

  • Besmir Kanushi Autor
  • Grigorina Boçe Autor
  • Frida Zisko Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.1.72

Fjalëkyçet:

Akses, informacion, kërcënim, politika, punonjës, siguri, sistem, sulm

Abstrakti

Gjatë viteve të fundit, me rritjen e intensitetit të përdorimit të internetit, kërcënimet dhe llojet e tyre janë në rritje, ku sulme dhe incidente të ndryshme identifikohen çdo ditë dhe një pjesë e tyre kanë sjellë humbje dhe pasoja në jetën dhe ekonominë e njerëzve dhe organizatave publike dhe private. Kërcënimet në vetvete janë të brendshme dhe të jashtme dhe secili prej tyre ka efektet e tij tek mbarëvajtja e organizatës. Por, sipas studimeve të fundit, aktualisht kompanitë ndihen të kërcënuara më tepër nga sulmet e brendshme se sa nga sulmet e jashtme. Kjo për vetë faktin se këto kërcënime nuk mund të eleminohen asnjëherë plotësisht për sa kohë njeriu është faktori kryesor si kërcënim i brendshëm ndaj sigurisë së një organizate. Ky artikull ka në fokus punonjësin e privilegjuar si kërcënim të brendshëm në një organizatë. Qëllimi kryesor është të nxjerrë në pah kërcënimet e brendshme të sigurisë si dhe të prezantojë disa mënyra se si këto kërcënime mund të minimizohen. Ky qëllim është arritur nëpërmjet politikave dhe implementimit të një zgjidhjeje praktike për monitorimin e sesionit të privilegjuar, të cilat janë reflektuar në fund të artikullit.

Shkarkime

Botuar

2023-06-09

Numri

Seksioni

Articles