Digjitalizimi është bërë pjesë e realitetit të biznesit shqiptar. Ai ka ndryshuar mënyrën se si individët dhe bizneset reagojnë ndërmjet tyre. Ky studim analizon rolin e marketingut digjital në biznesin e vogël në Shqipëri, duke përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë. Personat e intervistuar për këtë studim janë të gjithë pronarët e bizneseve të vogla ose individë të tjerë të cilët drejtojnë biznesin e vogël, por ligjërisht nuk janë pronarë. Të intervistuarit për këtë studim janë 185 pronarë biznesesh ose individë që i drejtojnë ato dhe pyetësori iu është dërguar në mënyrë të rastësishme. Të dhënat që do të analizohen në këtë studim janë mbledhur nga një pyetësor i cili përmban disa kategori pyetjesh. Rezultatet tregojnë që tendencat e përdorimit të marketingut digjital janë në rritje duke e konsideruar këtë si një formë për të rritur gjithashtu performancën e shitjes së produkteve ose shërbimeve. Faktorët që ndikojnë në përdorimin e mjeteve inovative në biznes për qëllime marketingu janë konsideruar si element përcaktues të biznesit të vogël. Ky studim ka për qëllim të ofrojë informacion mbi impaktin e inovacionit dhe përdorimit të marketingut digjital.