Vështrim teorik mbi metodat e reja në menaxhimin e projekteve

Autorët

  • Ira Gjika Autor
  • Mirela Çinia Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.1.70

Fjalëkyçet:

Menaxhim i projekteve, metoda të menaxhimit, cikli i jetës së projektit, teknologji e informacionit, metoda Agile

Abstrakti

Praktika e përditshme e bizneseve, institucioneve dhe individëve tregon se realizimi i punëve në formën e projekteve po shtohet në çdo fushë. Avantazhet që sjell kjo mënyrë e organizimit dhe dobishmëria e mjeteve dhe teknikave që përdor e kanë vendosur menaxhimin e projekteve në vëmendje të studjuesve dhe profesionistëve të fushës. Provohet që menaxhimi efektiv është vendimtar për arritjen e objektivave dhe përmbylljen me sukses të projekteve nga ana e organizatave. Shumëllojshmëria dhe diversiteti i projekteve kanë nxitur përpjekjet për të gjetur metodat e menaxhimit më të përshtatshme sipas llojeve të projekteve. Njohja e metodave të menaxhimit në këndvështrimin e zhvillimit historik të tyre mundëson evidentimin e situatave kur ato mund të përdoren duke përfituar nga avantazhet që ofrojnë. Këtij qëllimi i shërben ky punim, i cili paraqet metodat kryesore të menaxhimit të projekteve në ditët e sotme. Punimi synon të kontribuojë në pasurimin e literaturës në gjuhën shqipe për organizatat dhe prakticienët e angazhuar në projekte, duke ofruar një bazë teorike mbi metodat tradicionale dhe bashkëkohore të menaxhimit të projekteve.

Shkarkime

Botuar

2023-06-09

Numri

Seksioni

Articles