Pse tregjet dështojnë? Kontributi i ekonomisë monetare moderne në interpretimin e krizave

Autorët

  • Florjan Bombaj Autor
  • Valter Hoxha Autor
  • jlinda Shehu Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.1.69

Fjalëkyçet:

PBB, eurozona, norma e inflacionit, norma e papunësisë, investimet, shpenzimet qeveritare, punësimi

Abstrakti

Ka më shumë se dy dekada që norma vjetore e rritjes ekonomike të Eurozonës ka mbetur në stagnacion, duke u prirur drejt zeros. Kësaj situate të vështirë në vitet e fundit iu shtua pandemia COVID-19 dhe kriza gjeopolitike e energjisë, e cila ndikoi negativisht në rritjen ekonomike. Objektivi ynë është ta analizojmë këtë çështje duke analizuar komponentët e kërkesës agregate që ndikojnë në rritjen ekonomike të Eurozonës. Metoda e përdorur në analizën e produktit të brendshëm bruto është ajo e shpenzimeve. Të dhënat e përdorura për matjen e treguesve makroekonomikë që përbëjnë kërkesën agregate janë marrë nga bazat e të dhënave të OECD dhe EUROSTAT. Rezultatet kryesore tregojnë për një korrelacion të dobët të aplikimit të politikës monetare ekspansioniste dhe jokonvencionale. Gjithashtu, rritja e borxhit në sektorin privat ka frenuar investimet ku rritje të tyre kemi vetëm në asetet e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit si dhe pronësinë intelektuale. Bazuar në gjetjet tona kryesore, dhe në kuadër të krizave të njëpasnjëshme, mund të konkludojmë se sektori privat ka nevojë për ndërhyrje të fuqishme të shtetit në ekonomi. Rritja ekonomike dhe frenimi i papunësisë mund të arrihen nëpërmjet një kombinimi të një teorie Kejnsiane dhe politikës monetare jokonvencionale.

Shkarkime

Botuar

2023-06-09

Numri

Seksioni

Articles