Auditimi i brendshëm si instrument strategjik i qeverisjes së mirë

Autorët

  • Eni Danaj Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor
  • Lindita Milo Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor
  • Frederik Çuçllari Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.4.94

Fjalëkyçet:

Auditimi i brendshëm, Qeverisja e mirë, Llogaridhënia, Menaxhimi i riskut, Kontrolli i brendshëm, Integriteti organizativ

Abstrakti

Auditimi i brendshëm ka evoluar nga një funksion tradicional i përputhshmërisë dhe verifikimit financiar në një mekanizëm strategjik që mbështet qeverisjen e mirë përmes menaxhimit të riskut, llogaridhënies, kontrollit të brendshëm dhe integritetit organizativ. Literatura teorike e konceptualizon auditimin e brendshëm si një proces analitik, vlerësues dhe këshillues, i cili mbështet parandalimin e parregullsive, përmirëson efektivitetin operacional dhe rrit besueshmërinë institucionale. Ky punim sintetizon literaturën e fundit për të argumentuar se auditimi i brendshëm, kur është i pavarur dhe i zbatuar profesionalisht, kontribuon në mënyrë të qenësishme në performancën organizative, kulturën etike dhe besimin e palëve të interesit. Gjetjet tregojnë se integrimi strategjik i funksionit të auditimit të brendshëm nxit qëndrueshmërinë institucionale si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Shkarkime

Botuar

2025-12-23

Numri

Seksioni

Articles