Politikat dhe instrumentet për arritjen e barazisë gjinore (Rast studimor)

Autorët

  • Jona Marashi Autor
  • Sonila Nikolla Autor
  • Nikollaq Pano Autor

##doi.readerDisplayName##:

https://doi.org/10.68906/umsh.ekoinfo.3.85

Fjalëkyçet:

Ndarja e kohës, pabarazia gjinore, Indeksi global i dallimit gjinor, diskriminim, barazmundësia, çertifikata e barazisë gjinore

Abstrakti

Në këtë studim analizohen faktorët që ndihmojnë në arritjen e obiektivave të realizimit të agjendës Strategjia Kombëtare për barazinë gjinore 2021 – 2030. Analiza e përdorimit të kohës nga burrat dhe gratë në drejtim të punës, familjes dhe vetvetes, është shkaku i parë dhe faktori bazë që shkakton dallimet gjinore edhe në Shqipëri. Punimi ndalet në mundësinë e pabarabartë midis gjinive për të realizuar procesin e të mësuarit të vazhdueshëm dhe për pasojë mungesën e progresit në tregun e punës nga gratë. Evidentohet fakti se: nëse gratë dhe burrat nuk do të ndajnë në mënyrë të barabartë kohën nuk do të kemi kurrë premisat e barazisë gjinore. Kjo nuk do të thotë që të mos pranohet diversiteti që ata kanë. Diversiteti midis gjinive duhet të konsiderohet edhe në shoqërinë shqiptare një pasuri kombëtare, por që t’i rritet vlera kësaj pasurie duhet të bëhen zgjedhje të caktuara në zgjidhje juridike për të zvogëluar indeksin e pabarazisë gjinore. Në këtë studim si element që do të ndihmonte në uljen e pabarazisë gjinore në aspektin ekonomik analizohet “Çertifikata e barazisë gjinore”. Implementimi i kësaj mase në bizneset private do të ishte një shtytje shumë e madhe jo vetëm për rolin e gruas në tregun shqiptar, por dhe një përfitim i rëndësishëm i këtyre bizneseve në konkurencialitetin në treg. Në aspektin metodologjik punimi përdor analiza induktive dhe deduktive gjatë përdorimit të të dhënave primare. Ai kombinon statistikat zyrtare me anketime të fokusuara për një grup të caktuar biznesesh në një segment të caktuar të tregut të punës.

Shkarkime

Botuar

2024-12-16

Numri

Seksioni

Articles